- Reklama -

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit, Kurti: Ne bëmë kompromise, s’pati hapa nga palët tjera

Sot në mesnatë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin çfarëdo veprimi në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Kjo masë ishte vendosur pas dështimit të deputetëve për të përmbushur afatin 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Kushtetueses më 26 qershor.

Në pritje të skadimit të kësaj mase, vendi po pret një aktgjykim të ri të Gjykatës Kushtetuese.

- Reklama -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli për ngërçin politik në të cilin është futur vendi, teksa përmendi dy kompromiset që sipas tij VV-ja ka bërë për të dalë nga bllokada. Kurti ka akuzuar PDK-në e LDK-në për mungesë bashkëpunimi, duke thënë se dërguan lëndë në Kushtetuese, përkundër se kjo gjykatë kërkoi që partitë parlamentare të bashkëpunojmë për konstituimin e Kuvendit.

Kurti tha se  kanë respektuar plotësisht aktgjykimin e Kushtetueses.

“Ne i kemi bërë dy kompromise, i pari në rastin e votimit të fshehtë nëse nuk zgjedhet me të parën Haxhiu ne sjellim një emër të dytë dhe tjetrit që t’i votojmë në paketë kryetarët dhe nënkryetarët dhe të kthehemi te votimi i hapur. Ne kemi bërë hapa, por nuk ka pasur të tillë nga pala tjetër dhe mos harroni që kur Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin paraprak na pati thënë me pikën e veçantë se marrëveshjet politike duhet të arrihen në mes të grupeve parlamentare sepse mosmarrëveshjet nuk u zgjidh gjykata, menjëherë dy partitë kryesore opozitare sërish dërguan lëndë në Kushtetuese.

Nëse Kushtetuesja thotë uluni dhe merruni vesh, ti nuk shkon menjëherë në gjykatë me dërgu raste të reja. Ne nuk e kemi bërë këtë si Vetëvendosje, ndërkaq PDK dhe LDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë dhe kanë dërguar lëndë të reja.

Aktgjykimin ne e kemi respektuar dhe jam unë që kam çuar letra për t’u takuar, për të bashkëbiseduar në frymë bashkëpunimi por siç e dini nuk kemi pasur sukses. Është dëm që nuk është konstituar Kuvendi, në mënyrë që të themelohet qeveria e re, por ndërkohë unë i kam kompetencat e kufizuara, por për besë nga kam më pak punë sesa më herët – kam edhe më shumë punë. Tani po afrohen edhe zgjedhjet lokale dhe të dhënat tregojnë   edhe fitimi i korporatave, edhe rritja ekonomike në Kosovë janë fort solide.

Të dhënat tregojnë që edhe qarkullimi i bizneseve. Rritjen ekonomike e kemi pasë 3,61 përqind të brutoproduktit vendor në çerekun e parë . Kosova është stabile Kosova po përparon por Kosova, nuk ka Kuvend”, tha Kurti para mediave.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort