Sot përfundon afati ligjor për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi dje se kandidatura e Konjufcës është dorëzuar me firmat e 30 deputetëve, përfshirë ata nga Lëvizja Vetëvendosje dhe grupi multietnik.
“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media.





