Sot (20 janar) përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit që të paraqesin vëzhguesit e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Po, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë sot, më 20 janar 2025, ndërkaq afatet për akreditimin e mediave, OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, janë duke vazhduar”, ka thënë Elezi për RTK.Sipas tij, këto janë afatet tjera që janë duke vazhduar:





