LAJME

Sot paradite me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, pasdite mot me diell

Sot paradite me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, pasdite mot me diell
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2026, 06:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën, më 27 korrik 2026, moti do të jetë i ndryshueshëm. Gjatë orëve të paradites priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe mundësi për breshër në zona të izoluara.

Ndërkaq, gjatë orëve të pasdites pritet përmirësim gradual i motit, me më shumë intervale me diell dhe pakësim të vranësirave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave mund të ketë fuqizime të përkohshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika