Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Elezi ka kujtuar se, votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike. Ai ka bërë të ditur se nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81 për qind e tyre, apo 22,414 votues.





