- Reklama -

Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Shqipëri, Kroaci e Kosovë

Sot në Tiranë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, do të nënshkruhet deklarata e përbashkët trilaterale midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Kjo deklaratë, që pritet të firmoset të martën nga ministrat Ivan Anushiq, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonci, synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, shkruan e përditshmja kroate “Vecrenji List”.

- Reklama -

“Deklarata përfshin promovimin e aftësive mbrojtëse të të tre vendeve, bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride dhe mbështetjen e integrimit euroatlantik”, shkruan kjo e përditshme kroate.

Pavarësisht nënshkrimit të kësaj deklarate, ajo nuk përfaqëson një pakt ushtarak, por një angazhim për një bashkëpunim më të thellë mes tre vendeve. Kroacia, e cila tashmë ka një histori të bashkëpunimit ushtarak me Shqipërinë përmes NATO-s, po thellon gjithashtu raportet me Kosovën, ku mbi 70 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimet ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes beson se Kroacia në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë më e përgatitur për t’u përballur me sfidat e ardhshme dhe të tre vendet së bashku do të jenë më të dukshme në skenën ndërkombëtare… Duke qenë se kjo është një deklaratë e përbashkët, e nënshkruar në nivel ministrash të mbrojtjes, nuk është një pakt ushtarak, por një forcimi i lidhjeve ushtarake mes tre vendeve të Evropës Juglindore”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “Vecernji List”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort