LAJME

Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet Tryezë shkencore kushtuar kontributit të Eshref Ademajt

Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet Tryezë shkencore kushtuar kontributit të Eshref Ademajt
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2024, 09:36

Sot më datë 21 shtator, me fillim nga ora 10:00 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet Tryezë shkencore kushtuar kontributit shkencor dhe kombëtar të akademik prof.dr. Eshref Ademaj.

Pas përfundimit të tryezës shkencore do të mbahet Aktiviteti përkujtimor kushtuar kontributit shkencor dhe kombëtar të akademik Ademaj.

Kurse, aktiviteti përkujtimor fillon në ora 11:00 dhe zhvillohet në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit.

Kjo tryezë mbahet me rastin e shënimit të tridhjetë vjetorit të ndarjes nga jeta të akademikut Eshref Ademaj.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika