RAJONI DHE BOTA

Sot në Shqipëri opozita në protestë, Berisha nuk përjashton asnjë skenar

Sot në Shqipëri opozita në protestë, Berisha nuk përjashton asnjë skenar
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2022, 09:31

Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët gjatë ditën e djeshme, Berisha pati një thirrje për Policinë e Shtetit, ku kërkoi që mos të revoltojë protestuesit, pasi ata do shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

I pyetur sesa do të zgjasë protesta, kryedemokrati tha se kjo do të varet nga populli opozitar.

Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare, gjithashtu do të marrin pjesë në protestë. Ish-presidenti, Ilir Meta ka folur me tone më të buta, duke u shprehur se protesta do të jetë shembull qytetarie.

Reklama

Kjo do të jetë protesta e parë e opozitës, që prej 7 korrikut dhe vjen disa muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023. /euronews.al/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika