Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve së bashku me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për të gjithë qytetarët, bizneset dhe profesionistët organizon sot Ditën e Hapur për të promovuar inovacionin dhe teknologjinë, përmes aktiviteteve dhe shfaqjeve nga më të ndryshmet.
Siç njofton organizata gjermane GIZ gjatë ditës do të shfaqen një gamë e gjerë aktivitetesh që përfshijnë shfaqje robotike, lojëra interaktive, garë skuterësh, ekspozita artistike e filma për fëmijë. Aktivitetet fillojnë nga ora 12:00 deri në 18:00.
Gjithashtu në kuadër të këtij organizimi do të mbahet edhe një koncert në mbrëmje që do të vazhdojë deri në orën 21:00.





