LAJME

Sot në ora 16:00 i jepet lamtumira e fundit policit, Afrim Bunjaku 

Sot në ora 16:00 i jepet lamtumira e fundit policit, Afrim Bunjaku 
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2023, 07:48

Sot, ditë e hënë në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

”Nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku i njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim në faqen e fshatit Samadrexha të Vushtrrisë.

Afrim Bunjaku u vra nga një grup terrorist të dielën në Veri të Kosovës.

Për këtë ka pasur reagim nga bashkësia ndërkombëtare duke e dënuar sulmin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika