Nafta ka çmim maksimal më të lartë të martën në krahasim me të hënën, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI). Për dallim, benzina është liruar.
Sipas vendimit të publikuar të martën, çmimet maksimale për litër janë:
Naftë, 1.88 euro për litër
Benzinë, 1.46 euro për litër
Gas 0.74 euro për litër.
Një ditë më parë, nafta kishte çmim maksimal 1.86 euro për litër e benzina 1.49 euro për litër.
Ditë më parë, MINTI njoftoi për vazhdimin e përcaktimit maksimal ditor të deriveve në Kosovë. Në bazë të këtij mekanizmi, Ministria do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, i cili do të bazohet në mesataren e importeve të përditësuara të 10 milionë litrave për naftën (dizel) dhe 1 milion litrave për karburantet tjera.
Vendimi parasheh çmim maksimal të shitjes me pakicë prej 12 centësh më shtrenjtë se çmimi i furnizimit dhe 2 centë për shitjet me shumicë.