LAJME

Sot mot me vranësira dhe intervale të shkurtra dielli

Sot mot me vranësira dhe intervale të shkurtra dielli
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2024, 07:47

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos përreth zonave malore.

Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika