Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius.





