LAJME

Sot mot me shi e reshje bore

Sot mot me shi e reshje bore
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Dhjetor 2025, 07:32

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, parashikimi i mëhershëm ka pësuar ndryshime të lehta, ku perpos rigave te shiut parashihen edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Vorbulla polare ka fuqizuar aktivitetin e saj, duke krijuar kushte për ulje të temperaturave, sidomos atyre maksimaleve duke mundësuar ndryshime të lehta të parametrave meteorologjik” deklaron IHMK-ja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika