LAJME

Sot mot me shi

Sot mot me shi
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2021, 07:36

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot dhe nesër në vend do të ketë reshje shiu.Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, derisa të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e forte”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika