LAJME

Sot mot me diell, temperaturat maksimale deri në 24 gradë

Sot mot me diell, temperaturat maksimale deri në 24 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2024, 07:51

Mot i ngrohtë parashihet të mbretëroj edhe ditën e martë në vend. Fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell, e gjatë ditës kalojnë edhe vranësira, por se nuk paraqiten kushte për të reshura.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.

Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e mërkurë, e mbetet edhe më tutje ngrohtë, me maksimale deri në 23C.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika