Temperatura të larta parashihen ditën e enjtë në vend, me maksimale deri në 35C e 36C, megjithë një rënie të lehtë.
Sot mot me diell, maksimalja deri në 36 gradë

Nga mesdita priten zhvillime të vransriave, që edhe shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima. Këto rrebeshe mund të shtrihen në pjesë tjera të vendit, duke marrë veçori të ndonjë stuhie çasti, me erëra të fuqishme dhe lokalisht me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C, derisa erërat frynë të lehta dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-9m/s.
Nga dita e premtë temperaturat pësojnë një rënie, por që mbetet ende nxehtë. Rrebeshet mund të jenë më të izoluara orëve të pasdites. Të shtunën në pjesë të vendit do të ketë më shumë zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që në raste marrin veçori të stuhive më të ashpra me shi e breshër. Të dielen më shumë intervale me diell, e temperaturat zbresin në 30C.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

