LAJME

Sot mot me diell e vranësira, rriten dhe temperaturat maksimale

Sot mot me diell e vranësira, rriten dhe temperaturat maksimale
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2025, 07:50

Ditën e mërkurë parashihet mot i butë, me më shumë intervale me diell, megjithëse herë herë kalojnë vransira.

Të reshura shiu ka gjasa të paraqiten në pjesë perëndimore të vendit por me intensitet të dobët. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 2C nga rrafshi i Kosovës, e në pjesë të Dukagjinit vetëm deri në 7C e 10C.

Temperaturat maksimale në rritje deri në 12C e 15C. Frynë erëra jugore e jugperëndimore me hove mbi 15m/s lokalisht.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika