LAJME

Sot mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Sot mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Dhjetor 2024, 07:42

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me mundësi për intervale kohore me diell. Lokalisht mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës një sistem frontal vjen nga veriperëndimi me reshje të dendura shiu e në viset malore reshje të dendura bore. Në disa zona priten reshje të përziera.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrymimeve të fuqishme nga jugu gjatë ditës dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 9 apo 10 gradë Celsius.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika