Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët.
IHK njofton se ngricat tashmë janë prezentë në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë.
“Për këtë arsye, rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme”, thuhet në njoftim.





