LAJME

Sot mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave që e sulmuan Gazmend Muhaxherin

Sot mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave që e sulmuan Gazmend Muhaxherin
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2024, 09:22

Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur të shtunën për Klankosova.tv se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka thënë Nikçi.

Në rastin e sulmit ndaj kryetarit të Pejës është lënduar shoqëruesi i tij, ndërsa Muhaxheri është në gjendje të mirë shëndetësore. /Klankosova.tv/

Momenti kur sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri (VIDEO)

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika