LAJME

Sot mbahet konsultimi publik për Projekt – Rregulloren për Transparencë në komunën e Prizrenit

Sot mbahet konsultimi publik për Projekt – Rregulloren për Transparencë në komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shkurt 2025, 07:56

Sot mbahet konsultimi publik për Rregulloren për transparencë në komunën e Prizrenit.

Konsultimi publik me qytetarë mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), me fillim nga ora 11:00.

Ky dokument është në konsultim publik që nga data 13 shkurt deri më datë 28 shkurt të këtij viti.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 28.02.2025 në ora 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Për më shumë detaje për rregulloren, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme: Ueb faqen zyrtare në rubrikën rregulloret në konsultim publik: https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konsultime-publike/rregulloret-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike: https://konsultimet.rks-gov.net/

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika