Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot do të mbahet konsultimi publik i organizuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj.
Komuna ka ftuar të gjithë qytetarët e interesuar, grupet e interesit dhe palët tjera në këtë konsultim ku do të diskutohet për Qarkoren e Parë Buxhetore 2024/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026.
Pra, konsultimi do të mbahet sot duke filluar që nga ora 10:00 në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë).