Komuna e Prizrenit ka njoftuar banorët e fshatrave Zhur, Vërmicë, Shkozë, Dobrush dhe fshatrave përreth se dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 do të mbahet sot më 23 korrik 2024, duke filluar nga ora 18:00 në objektin e shkollës fillore në fshatin Zhur.
“Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegza:
Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: halil.lika@rks-gov.net dhe haziz.krasniqi@rks-gov.net .”, thuhet tutje në njoftimin e komunës./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.