Home LAJME Sot mbahet dëgjimi publik me banorët e fshatit Piranë

Sot mbahet dëgjimi publik me banorët e fshatit Piranë

0
Sot mbahet dëgjimi publik me banorët e fshatit Piranë

Komuna e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se sot, më 16 gusht (e hënë) nga ora 17:00, do të mbahet dëgjimi i dytë publik për pranimin e propozimeve dhe kërkesave të qytetarëve lidhur me projektet komunale.
 Komuna e Prizrenit gjatē ditës së sotme do të mbaj odëgjim publik me banorët në fshatin Piranë, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale.

Në këtë takim ftohen:

▪️ Qytetarët

▪️ Përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale

▪️ Përfaqësuesit e OJQ-ve

▪️ Përfaqësuesit e Komuniteteve

▪️ Të rinjtë, gratë, pensionistët, studentët,

▪️ Komuniteti i biznesit

▪️ Përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme

▪️ Përfaqësuesit e Ndërmarrjeve Publike

▪️ Kuvendarët dhe punonjësit e Komunës

▪️ Përfaqësuesit e partive politike

▪️ Përfaqësuesit e mediave

shkollën fillore në Piranë, :.

Këtu mund të gjeni agjendën e dëgjimeve publike: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/07/AGJENDA-PeR-DeGJIME-PUBLIKE.pdf

Përveç dëgjimeve publike, Komuna e Prizrenit kërkesat dhe sugjerimet për buxhetin e vitit të ardhshëm do t’i pranojë edhe në mënyrë elektronike përmes:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here