LAJME

Sot maksimalja deri në 35 gradë, pasdite rrebeshe lokale

Sot maksimalja deri në 35 gradë, pasdite rrebeshe lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2024, 05:49

Pas mëngjesit me kthjellime ditën e enjtë, orëve të pasdites parashihen zhvillime të vransirave, që më vonë mund të shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima, kryesisht përreth zonave malore në perëndim e veri të vendit.

Temperaturat në mëngjes zbresin në 12C e 16C, e maksimalet në rritje, arrinë vlera prej 33C e 35C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s.

Ditën e premtë përgjatë relieveve malore mbeten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu.

Në fundjavë paraqitet mot kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën temperaturat paksa më të ulëta, 30C, e nga e diela shënojnë rritje në 33C. Në fillim të javës vijuese deri në 35C.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika