Prishtina dhe Ballkani do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.
Dy ekipet do ta kërkojnë trofeun e Kupës së Kosovës në ndeshjen finale e cila zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.
Prishtina kërkon ta mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës të fituar edhe edicionin e kaluar, kurse Ballkani pasi ka mbrojtur titullin e kampionit kërkon trofeun e dytë sezonal.





