LAJME

Sot lansohet thirrja publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Sot lansohet thirrja publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shtator 2024, 09:24

Sot në ora 09:00, Ministria e Ekonomisë, në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur nga Komisioni Evropian, lanson thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

Në këtë event, që ka për qëllim ndihmën e familjeve për të investuar në pajisje me konsum të ulët energjie, do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Lansimi do të bëhet në ambientin e hapur para objektit të Ministrisë së Ekonomisë ku gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë e bashkëpunëtorë, të gjithë do të njoftohen për së afërmi me kushtet dhe kriteret e subvencionit.

Këto masa janë të financuara nga pako emergjente 75 milionëshe e Bashkimit Evropian me qëllim të zbutjes së impaktit të krizës energjetike evropiane e të cilat zbatohen nga Ministria e Ekonomisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika