EKONOMI

Sot, Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjime publike me OJQ-të, shoqatat dhe për Buxhetimin Gjinor

Sot, Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjime publike me OJQ-të, shoqatat dhe për Buxhetimin Gjinor
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2022, 14:43

Sot, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha“, Komuna e Prizrenit do të mbajë dy dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023, për Buxhetimin Gjinor në ora 18:00, si dhe me OJQ-të, shoqatat e biznesit, kulturës, rinisë dhe sportit në ora 20:00.

Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.

Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:

Webfaqja zyrtare e Komunës:

https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/

Platforma e Konsultimeve Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php

“Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: Zenel.Ahmetaj@rks-gov.net, Halil.Lika@rks-gov.net, Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net “, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/

     

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika