LAJME

Sot ishte rekordi me numrin e të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë

Sot ishte rekordi me numrin e të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2020, 14:38

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.

Por krahas numrit të ri të rasteve të reja me Covid-19, ka të tjerë që janë shëruar nga ky virus.

E Kosova, sot ka thyer rekord me numrin e të shëruarve nga Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika