LAJME

Sot inaugurohet pika kufitare Krushevë-Shishtavec, tani më afër qytetarët e Kukësit dhe Dragashit

Sot inaugurohet pika kufitare Krushevë-Shishtavec, tani më afër qytetarët e Kukësit dhe Dragashit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2022, 08:17

Pikave kufitare në Kosovë do t’i shtohet edhe një pikë e re kalimi.

Bëhet fjalë për pikën kufitare në Krushevë- Shishtavec në kufi me Shqipërinë. Inaugurimi i kësaj pike do të bëhet nesër me një ceremoni rasti.

Kjo pikë do të mundësoj kalimin e qytetarëve nga Dragashi në Kukës dhe anasjelltas.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete nga Qeveria e Kosovës si dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi.

Ceremonia do të filloj nga ora 12:00

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika