LAJME

Sot Haxhiu mbledh kryetarët e partive për seancën konstituive

Sot Haxhiu mbledh kryetarët e partive për seancën konstituive
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Korrik 2026, 07:40

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ftuar mbledhje me kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të bërë përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së re.

Kjo mbledhje do të mbahet sot me fillim nga ora 11:00.

Në të bëhen përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI të Kuvendit, të ftuar për 6 gusht.

Në rend dite, në seancë konstituive është formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve.

Kjo mbledhje mbahet nga kryetari i legjislaturës së shkuar. E seanca konstituive udhëhiqet nga deputeti më i moshuar, i ndihmuar nga më i riu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika