Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT) do të hapet sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30.
Në hapje të panairit marrin pjesë ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, presidenti i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, kryetari i Organizatës turistike të Ulqinit Gëzim Hajdinaga, drejtori i Agjencisë kombëtare për promovim të turizmit në Maqedoninë e Veriut Ljupço Janevski, si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës.





