Sot me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar tjetër në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ceremonia do të mbahet në Pikën Restelicë – Strazimir.
Kështu bën të ditur nëpërmjet një njoftimi Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të dielën, më 18 korrik, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir. Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë me COVID-19”.