Pas më shumë se katër javëve të shtyrjes së procesit mësimor shkaku i situatës me pandeminë COVID-19, sot nxënësit do tu kthehen sërish bankave shkollore.Me fillimin e vitit të ri shkollor, MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla.
MASHTI ka njoftuar se megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, taskforcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët tjerë.
Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.
Ministria e Arsimit gjithashtu ka bërë të ditur se në takimin e realizuar të Task-forcës në nivel MASHTI, ku përfaqësohet nga të gjitha institucionet relevante si:





