LAJME

Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve

Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2021, 06:54

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të filloj sot rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës.Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve u vendos në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që u mbajt të enjten.
Krahas kësaj në mbledhjen e së enjtes u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen.

Ndërkohë nga përfaqësues të LVV-së, u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur të dielën e javës së kaluar me 14 shkurt. Ndërsa sipas rezultateve preliminare fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 përqind

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika