LAJME

Sot edhe një tentim për konstituim të Kuvendit

Sot edhe një tentim për konstituim të Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2025, 08:45

Sot deputetët e Kuvendit do të mblidhen për herë të 25-të në përpjekje për të përmbyllur seancën konstituive të nisur më 15 prill.

Në vazhdimet e kaluara partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, nuk kanë pranuar ta votojnë komisionin për votim të fshehtë, lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit, e janë shprehur kundër propozimit për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryekuvendare.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar ta ndryshojë propozimin.

Vazhdimi i seancës është paraparë të nisë në orën 10:30.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika