LAJME

Sot do të vendoset për masat e reja anti Covid-19 në Kosovë – Hoti mban takim me Zemajn

Sot do të vendoset për masat e reja anti Covid-19 në Kosovë – Hoti mban takim me Zemajn
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2021, 12:25

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se pas takimit me zyrtarët qeveritarë dhe ata që udhëheqin me shëndetësinë kosovare, kanë marrë vendim që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.

“Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.
Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19″, ka shkruar Hoti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika