Sot do të mbahet konsultimi publik me qytetarë për Projekt-Planin e Qëndrueshëm të Mobilitetit Urban për komunën e Prizrenit.
Ky dokument ka qenë në konsultim publik nga 23.01.2024 deri më 09.02.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet sot më 01.02.2024 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) në orën 10:00.





