LAJME

Sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në komunën e Suharekës

Sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në komunën e Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2024, 08:02

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot, më 31.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe nga palë të treta.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.Nga  NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10[kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika