Kosova e ka shpallur ditë zie të premten, në nderim të jetës dhe veprës së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën.
Presidentja Vjosa Osmani e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zisë shtetërore në tërë territorin e Kosovës.
Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.





