Është data 13 mars dhe herët në mëngjes nënat zhurjane përgatisin vezët e ziera, të cilat më vonë fëmijët dhe të rinjtë i ngjyrosin dhe i zbukurojnë në mënyra të ndryshme. Pastaj, pas orës 10 paradite, ata dalin në zonat malore përreth Zhurit, ku mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e hershme, Luleborën, ashtu siç këndohet edhe në këngë.
Sigurisht, këtë ritual të rinjtë në të kaluarën e kanë shfrytëzuar edhe për të takuar të fejuarat e tyre ose për të bërë njohje të reja. Në mbrëmjen e datës 13 mars, në çdo lagje të fshatit, të rinjtë ndezin zjarre, duke bërë garë se cila lagje do të ndez zjarrin më të madh. Gjithashtu, gjatë kohës që zjarret janë ndezur, iu këndohet Verzave, por nuk mungojnë as këngët kundër ‘rivalëve’ të lagjeve të tjera.
Viteve të fundit kjo ditë e verzave nuk po manifestohet ashtu si dikur në Zhur, pas ka ndikuar edhe migrimi por edhe gjera të tjera. Zhurjanët thojnë se traditën do të vazhdojnë t’a ruajnë me fanatizem sidomos atë të riteve, dokeve, zakoneve si dhe festave të tjera.
Këto janë disa nga vargjet e këngëve që i kushtohen ditës së Verës ( Verzave ) në Zhur:
Ani mori Verëz moj e lumja Verëz
Ani dita e pare o ani e Pranverës o
Ani dita e pare o ani e Pranverës o
Ani voni pula ani voni qura
Ani se po shkojne o, o Cucat për lula o
Ani se po shkojne o, o Cucat pë lula o
Pra, në Kosovë verëza festohet më shumë në rrethinen e Prizrenit ose më sakt në fshatin Zhur si dhe në disa fshatra të Opojes ndërsa në Shqipëri kjo festë është me e theksuar ne qytetin e Elbasanit si dhe në veriun e Shqipërisë…/tvprizreni.net/