Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet akademi në shënimin e Epopesë së UÇK-së.Në të gjithë Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.Ceremonia e homazheve fillon në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë.
Sot, dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Një ekspozitë me fotografi të fotografit Sefer Aliqkaj do të hapet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa një turnir në volejboll do të mbahet në Skenderaj.Ekspozita me 59 fotografi do të hapet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në Pallatin e Rinisë do të mbahet një akademi përkujtimore.Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, mbahet Nata e zjarreve në Prekaz.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpret studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi qetë dhe pa incidente

Fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri uniformën e UÇK-së dhe dosjet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

