Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, njofton konsumatorët e saj se me datën 03.02.2023 (e premte) prej orës 11:00 deri në ora 14:00, sipas njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike nga ana e KEDS -it në stacionin e pompave në “Sozi” në Nashec, do të pamundësohet furnizimin me ujë të pijes dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto fshatra:
Sot disa fshatra të Prizrenit nuk do të furnizohen me ujë të pijes, shkak punimet në rrjetin elektrik nga KEDS

Kobaj
Nashec
Tupec
Atmaxh
Grazhdanik
Planej
Gorozhup
Mile
Mazrek
Gjonaj
Një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes. Ju falenderojmë për mirëkuptim!, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

