Ciklonet nga Atlantiku që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë vazhdojnë të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me vransira e mundësi edhe për reshje lokale shiu, në ditët e fundjavës. Në vise malore priten edhe reshje bore. Nga e diela masa më të ftohta ajrore nga Europa qëndrore pritet të depërtojnë mbi vend e që zbresin lehtë temperaturat ditën e diel dhe të hënë.
Fusha anticiklonike nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon nga mesi i javës së ardhshme, që sjellin mot më stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje. Mirëpo nëpër ultësira paraqiten mundësi për formim të mjegullës orëve të mëngjesit, e nën këto kushte temperaturat mund të mbeten më të ulëta në këto pjesë.
Ditën e shtunë koncentrimi i ndotësve ajror mbetet i rritur, ku indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e diel parashihet të fryjë erë veriore, që pritet të shpërndajë ndotësit, e indeksi do të zbres në vlera mesatare, por edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.





