Presidenca e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, përcjell GazetaBlic.
Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat pandemike.Në vijim iu prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:
10:00 Arritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani SadriuLokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës
11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionëLokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-10111:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMILokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-10112:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në PrishtinëLokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë





