PRIZRENI ME RAJON

Sot Brezovica me shumë vizitorë

Sot Brezovica me shumë vizitorë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2020, 19:11

Kolona të gjata janë parë këtë të diel në hyrje të Brezovicës. As numri i madh i të infektuarve me COVID-19, nuk i ka ndalur qytetarët nga dalja. Pa respektuar asnjë masë për mbrojtjen ndaj virusit, qytetarët thonë se janë mërzitur duke qëndruar të mbyllur.

Gjatë qëndrimit të ekipit të KTV-së, në këtë qendër turistike nuk ka pasur asnjë polic.

E turistët nuk kishin munguar as gjatë së shtunës. Por, Policia e Kosovës rreth orës 14 bashkë me Inspektoratin dolën në Brezovicë.

Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka thënë përmes telefonit se, zyrtarët policorë bashkë me inspektorët janë duke i ndërmarrë të gjitha masat në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika