Sot në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, kështu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi ka shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetëve nga ky virus në rajon.
Kurti përmes një postimi në facebook tha se sot një vit më parë qeveria nënshkroi kontratë për sigurimin e vaksinave dhe sipas tij, ky furnizim me vaksina ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit, transmeton klankosova.tv.
”Tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me COVID-19. Sot nuk e patëm asnjë rast. Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”, ka shkruar Kurti në facebook.





