Sot mbushen 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që ka shënuar hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili është zhvilluar jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake, shkruan KosovaPress përcjell Klankosova.tv
Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e kanë shpallur në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.
Deklarata ka shënuar edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave./KlanKosova/