Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti kanë biseduar lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura nga dialogu Kosovë-Serbi.
Sorensen paralajmëron vonesa në dialog për shkak të situatës politike në Kosovë

Ai në një adresim për media, pas takimeve, ka deklaruar se për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë gjërat mund të marrin më shumë kohë.
“Sapo pata takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si t’i implementojmë marrëveshjet, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

